NJOFTIM

Komuna e Lipjanit duke ju referuar vendimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik dhe duke ju referuar udhëzimeve të Institutit Kombëtar të shëndetësisë, nga nesër e Hënë datë 16 Mars 2020 Komuna e Lipjanit:

-Do të ofroj shërbime administrative të reduktuara me orar të reduktuar dhe me staf të kufizuar.

Zyrtarët e administratës janë në dispozicion të kryhen shërbimet administrative sipas nevojës dhe do të jenë në kontakt me stafin udhëheqës për çdo rast do të ju përgjigjemi kërkesave administrative të qytetarëve.

-Inspektorati komunal do të jetë në detyrë dhe do tu përgjigjet të gjitha obligimeve profesionale ligjore pa ndërprerë.

Me këtë rast falënderojmë stafin mjekësor për përkushtimin e veçantë të kësaj beteje dhe jemi mirënjohës qytetarëve për mbështetje të vendimeve të institucioneve qëndrore dhe komunale në dobi të menagjimit të kësaj situate.

Image may contain: night
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.