Mbledhja e tretë e KK të Malishevës, filloi me paraqitjen e disa çështjeve nga asamblistët, si për infrastrukturën rrugore, ndriçimin, kanalizimin, shëndetësinë, për projektin e rrugës ” Ibrahim Mazreku” dhe lirimin e hapësirave publike e disa çështje tjera.
Për të gjitha këto çështje, u përgjigj Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori për Ekonomi, Buxhet dhe Finaca, Blerim Thaçi dhe ai për urbanizëm, Avdi Morina.
Më pas u miratua rendi i punës për këtë mbledhje, ku asamblistët diskutuan, sipas këtyre pikave
Në shqyrtimin e Raportit Financiar për vitin 2022, drejtori Blerim Thaçi, tha. ”Buxheti për vitin 2022 është shpenzuar 99.68%, kurse të hyrat vetanake janë tejakaluar 27% nga planifikimi po për vitin fiskal 2022, pati edhe pyetje nga asamblistët për raportin financiar.
U bë edhe Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për transportin publik urban.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit vjetor të punës së KKSB-së për vitin 2023.Shqyrtimi i dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të luftës për vitin 2023.Shfuqizimi I vendimit nr.02/71 datë:07.02.2023, për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve të reja.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/425 datë:20.03.2023, e parashtruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/81 datë:10.02.2023.
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/09 datë:06.01.2022. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/35 datë: 19.01.2023.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/20 datë:11.01.2023. U plotësuan me anëtarë të rinj Komitit i Diasporës dhe ai i Urbanizmit