Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Driton Hetemi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për meremetimin e objektit 01 të banimit social, i cili do të meremetohet në tërësi.
Kjo marrëveshje mes komunës dhe FKEE, realizohet në kuadër të zbatimit të masave për efiçiencë të energjisë për ndërtesat e banimit social dhe komuna jonë është njëra prej përfituesve të këtij programi.
Me këtë rast, kryetari Kastrati ka shprehur kënaqësinë e tij, pasi përmes kësaj, do të sigurohen kushte edhe më të mira për të gjithë banorët e këtij objekti, si dhe shpenzimet në këtë objekt do të zvogëlohen dukshëm, duke ju mundësuar jetesë më të mirë për të gjithë banorët.