Malishevë/Prishtinë, 20 prill
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, z. Fitim Shala, zgjedhet anëtar i kryesisë së Kolegjiumit për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në takimin e punës që u mbajt sot nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, u diskutua për promovimin e aktiviteteve të AKK-së, prezantimin e punës, angazhimet e Kolegjiumit, Rregulloren e punës dhe Planit të Punës, ndër të tjera në rendin e punës së mbledhjes ishte edhe zgjedhja e Kryesisë, kryesuesit si dhe zëvendëskryesuesuesve, të Kolegjiumit për Kulturë, Rini dhe Sport.
Drejtori z. Fitim Shala u zgjodh anëtar i kryesisë së këtij kolegjiumi. Me këtë rast ai u zotua para kryesisë se: ”Do të jem bashkëpunues me të gjithë përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës, si dhe do të kontribuoi në ngritjen e përformancës së këtij institucioni kredibil në ofrimin e ideve novatore brendapërbrenda asociacionit dhe në forumet e jashtme me krijimin e kontakteve dhe takimeve zyrtare që do t’i kemi gjatë mandatit të punës në këtë pozitë”, përfundoi Shala.