Të nderuar,
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në koordinim me institucionet qendrore dhe lokale është duke realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).
Pjesëmarrja në regjistrim është obligim ligjor.
Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë do ta aplikojë vetëm një metodë të grumbullimit të të dhënave dhe atë përmes intervistës ballë për ballë.
Regjistruesi duhet t’ju kontaktojë gjatë kësaj periudhe për të zhvilluar intervistën gjatë ditëve të javës.
Zhvillimi i intervistave do të bëhet gjatë katër ditëve të punës (e martë – e premte) dhe gjatë dy ditëve të vikendit (e shtunë dhe e diel). Ky orar (ditëve të punës dhe vikendeve) do t’i mundësojë secilit qytetar që të jetë i regjistruar. Në rast kur qytetari dhe regjistruesi janë të gatshëm ta zhvillojnë intervistën edhe dita e hënë është e lejuar.
Në rastet kur respodenti (qytetari) nuk është kontaktuar nga regjistruesi, në asnjë mënyrë (pas tri tentimeve dhe letrave njoftuese) për të zhvilluar intervistën, vetë respodenti (qytetari) duhet t’i kontaktojë zyrtarët e komunës së tij/saj ku secilës komunë i është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements .
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:
Email: infoask@rks-gov.net
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
Nëse nuk jeni kontaktuar deri më 10 Maj 2024 (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni siç është cekur më lartë, komunën tuaj, ose ASK-në.
Vëmendje: Regjistrimi i Popullsisë (intervistat) fillojnë pas orës 09:00 dhe zgjasin deri në mbrëmje.
Vetëm në rastet specifike kur ndonjë ekonomi familjare ose person nuk ka mundësi që të regjistrohet gjatë ditës (asnjë ditë nuk është i/e disponueshme gjatë ditës) ai/ajo mund të kontaktojë regjistruesin e zonës dhe nëse regjistruesi është i disponueshëm, intervista mund të zhvillohet edhe në orët e vona. Në këtë rast regjistruesi mund të ketë në shoqërim mbikëqyrësin ose ndonjë anëtarë tjetër të familjes së tij/saj.
Andaj, ASK u bën thirrje të gjithë shërbyesve civilë që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.
Për informata më të hollësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Rekos
Agjencia e Statistikave të Kosovës ju falënderon për bashkëpunimin.
PLANIFIKO TË ARDHMEN, REGJISTROHU!