Malishevë, 22 gusht
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ligjor, drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, takoi komandantin e stacionit policor në Malishevë, kapitenin Azem Krasniqin.
Në takim u bisedua për ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit dypalësh, për mbrojtjen e pyjeve në territorin e Komunës së Malishevës, pasi kunkloduan se pyjet janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë, prandaj edhe marrja e masave mbrojtëse dhe zbatimit të ligjit është urgjente, si institucione përgjegjëse, të gjithë ata që i dëmtojnë pyjet, do të sanksionohen sipas ligjeve në fuqi.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe përkujdesje për pasuritë pyjore që ka komuna jonë, njëherit do të rrisim partneritetin mes sektorit të pyjeve, drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, policisë në Malishevë dhe qytetarëve në mbrojtje të pasurisë publike pyjore.