Pas një angazhimi të madh institucional, ia kemi dalë me sukses të arrijmë një marrëveshje bashkëfinancimi me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energiisë, të cilën Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati e ka nënshkruar bashkë me drejtorin e FKEE, Driton Hetemi.
Ky bashkëpunim mes Komunës sonë dhe FKEE, i hap rrugë investimit të madh në objektin e banimit social 01, ku do vendosen masa efiçiente, duke nisur nga fasada e jashtme, dritaret, kulmi, renovimi i koridoreve, dhe vendosja e kondicionerëve efiçient në secilën hyrje të familjeve që aktualisht janë të vendosura në këtë objekt.
Përkrahja për rastet sociale ka qenë premtim i yni dhe ne po e bëjmë realitet.