Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrat, së bashku me këshilltarin, Rexhep Mazreku e ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës Rajonale në perendim të Misionit të KFOR-it KOLONEL ROCCO MUNDO
Ku mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati u shpreh.“Pata kënaqësinë të pres në takim komndantin Rocco Mundo dhe të bisedojmë tema të cilatë janë në interes të qytetarëve të të dyja palëve si dhe njëherit në mënyrë kronologjike prezantoi zhvillimet e projekteve dhe të arriturat ekonomike, infrastrukuturore , të përformancës komunale dhe në shumë sektorë të tjerë në komunën e Malishevës, të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetraëve tanë e po ashtu, kryetari kastrati u zotua të vazhdoi bashkëpunimin në mes të komunës së Malishevës dhe KFOR-it bashkëpunim i cili po sjellë prurje të reja të projekteve në komunën tonë si dhe siguri stabile për qytetarët”, është shprehur kryetari Kastrati, gjatë takimit me komandantin Rocco Mundo.
Ndërsa komandanti Rocco Mundo, sjelli një vlerësim tejet pozitiv në shumë aspekt për të arriturat që janë bërë brenda këtyre viteve në liri dhe uroi që udhëheqja komunale të vazhdoi me këtë dinamik të lartë t’u sherbej qytetarëve të vet për ngritjen e standardit në mirëqenie si dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në vazhdim.
Rocco Mundo shoqërohej edhe nga udhëheqësi i LMT-së në Malishevë, Kapiteni TIAGO WURSTH.
Në fund të takimit, Kolonel, Rocco Mundo ia dorzoi një pikturë me flamujt e shtetve që veprojnë në kuadër të KFOR-it të regjionit të Pejës, kryetarit Kastrati.