Malishevë, 28 mars
Në territorin e Komunës së Malishevës, në 24 orët e fundit, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikim e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3558 raste, prej tyre 3368 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me janë edhe 4 raste.