Një investim i madh sot ka nisur! ♂️ Sot kanë filluar punimet në projektin e radhës për urbanizimin edhe më tej të qytetit të Malishevës, atë të ndërtimit, trajtimit dhe pastrimit të shtratit të lumit nga ura e madhe në qendër të qytetit deri te ura e transitit. Ky projekt po bëhet përmes Grantit të Performancës, ku Komuna e jonë është përfituese në mesin e pak komunave në nivel vendi, skemë kjo e financimit që përkrahet nga projekti DEMOS në bashkëpunim me MAPL. Vazhdojmë tutje për Malishevën Urbane.