Me ftesë të kryetares së Këshillit të Komunës së Meyrinit, (kantoni i Gjenevës në Zvicër), Nathalie Leuenberger, dhe bashkëkryetarët e Këshillit, Laurent Tremblet dhe Eric Cornuz, po qendrojnë në vizitë zyrtare në Zvicër
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga dy këshilltarët tanë komunalë, Astrit Sertolli dhe Amrush Helshani, si dhe nga aktivisti mërgimtar në Zvicër, Agim Paçarizi, njëherit kanë zhvilluar disa takimesh me përfaqësuesit e lartë të institucioneve lokale në Meyrin, me qëllim të thellimit edhe më tej të bashkëpunimit në mes të dy komunave, për të ecur deri te procesi i binjakëzimit.
Ky bashkëpunim mes dy komunave ka sjellur edhe donacion disa mjete motorike për komunën e Malishevës, që shërbejnë për pastrimin e rrugëve në qytet dhe mirëmbajtjen e ambientit në përgjithësi, për çfarë u jemi shumë mirënjohës dhe falenderues përherë edhe për mërgatën shqiptare, për sjelljen shembull në këtë pjesë të Zvicrës dhe për bashkëpunimin që ka komuna e Meyrinit me mërgatën tonë, e cila në masë të madhe, është nga komuna e Malishevës u shpreh kryetari Kastrati.