Nën organizim të zyrtares për Barazi Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Vera Bytyçi dhe në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, Halit Mazreku, si dhe në koordinim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, OJQ- Feride Hoxha- Handikos, dhe SHFMU-të ’17 Shkurti’ Banjë, ‘Vesel Pagarusha’ në Pagarushë dhe ‘Fehmi Agani’ Turjakë, përfaqësuesi nga Stacioni i Policisë në Malishevë nga sektori përgjegjës, Petrit Zogaj dhe Olembi Ndrecaj nga Njësiti Regjional Gjakovë, filloj fushata vetëdijësuese ‘Trafikimi i Prekë të Gjithë’ – ‘MOS HESHT’!
Kjo fushatë vetëdijësuese do të mbahet për gjatë muajit nëntor, ku të gjitha shkollat, mbajnë një orë mësimore kushtuar temës: Trafikimi Prekë të Gjithë, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë, parandalo trafikimin me njerëz, për mes aktiviteteve të ndryshme, letrare, vizatimeve, skenimeve teatrale dhe broshurave e fletpalosjeve, njëherit edhe do të ligjirojnë profesionistë të fushës në fjalë, por edhe mësimdhënës e të tjerë ekspertë.