Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, bën të ditur se kitaristi i njohur Petrit Çeku do të mbaj koncert të rrallë në qytetin e Mitrovicës me datë 18 maj 2023.
Ky koncert do të mbahet ditën e enjte, duke filluar nga ora 19:00, në ambientet e Muzeut të Qytetit në Mitrovicë.
Në këtë koncert kitaristi Petrit Çeku do të interpretoj të gjitha suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach, të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.
Ditë më parë, Çeku u shpall fitues i çmimit “Porin” në Kroaci në kategorinë “Interpretimi më i mirë klasik për interpretimin e ‘Ommagio a Marko Ruždjak, Op. 17’ nga Goran Listeš”, botuar nga “Croatia Records”.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.