Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me partnerin lokal CMG “Consulting and Management Group”, organizon konferencë të rëndësishme për identifikimin dhe promovimin e praktikave të mira në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit.
Konferenca do të mbahet më 1-2 nëntor në Mitrovicë.
Temat e Konferencës:
1. Praktikat e mira mësimore në edukimin e hershëm
2. Inovacionet në mësimdhënie në shkollën fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë
3. Roli i udhëheqjes në rritjen e rezultateve të të nxënit
4. Njohje të Reja për të Mësuarit Social-Emocional (SEL)
Thirrje për Pjesëmarrje:
Ftojmë mësimdhënësit, studiuesit, profesorët universitarë, udhëheqësit arsimorë dhe studentët të kontribuojnë në ndërtimin e qëllimeve të konferencës duke paraqitur punimet e tyre.
Afatet e rëndësishme:
• Dërgimi i Abstraktit: deri më 16 shtator (abstrakti duhet të përmbajë deri në 250 fjalë)
• Dërgimi i Punimit të Plotë: deri më 6 tetor (punimi i plotë duhet të përmbajë 2500 fjalë, pa abstrakt dhe referenca)
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat dhe idetë e tyre në lidhje me praktikat më të mira në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit, dhe të kontribuojnë në përmirësimin e kësaj fushe për të ardhmen.
Për më shumë informacion dhe për të dërguar punimet, ju lutem kontaktoni: kppm2024@gmail.com duke shënuar në subjekt të emailit:
Konferenca e praktikave profesionale të mësimdhënësve – Abstrakt nga ‘emri dhe mbiemri’.
Konferenca e praktikave profesionale të mësimdhënësve – Punim nga ‘emri dhe mbiemri’.
Na bashkohuni në këtë ngjarje të rëndësishme dhe ndihmoni në zhvillimin e arsimit për të gjithë!