Me rastin e 14 vjetorit të ndarjes nga jeta, përfaqësuesit komunal kanë përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli.
Në këtë përvjetor nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, znj. Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, gjenerali z. Rrahman Rama dhe deputet të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe pranë varrit të të ndjerit në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Gjatë homazheve nënkryetari z.Arian Tahiri, tha se figurën e patriotit, Sabit Veseli, e përkujtojmë me nder dhe respekt të madh njërin nga djemtë më të vyer të këtij vendi, më të përkushtuar e më të devotshëm të çështjes kombëtare në këto anë.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarin e shquar Sabit Veseli dhe për të gjithë dëshmorët e kombit”, është shprehur ndër tjerash nënkryetari z.Tahiri.




