Organizator: Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës Vendi: Mitrovicë, Sheshi i Qytetit
Data: 08.10.2024
Ora: 09:30
Të nderuar/a
Drejtoria për Shëndetësi, në bashkëpunim me QKMF-në, Grupin e Grave Asambliste dhe me institucionet e organizatat tjera që veprojnë në Komunën e Mitrovicës, në kuadër të fushatës:
TETORI – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT, me qëllim të solidarizimit me të mbijetuarat e prekura nga kjo sëmundje dhe sensibilizmit për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, ka nderin dhe kënaqësinë të ju ftojë të jeni pjesë e marshit të përbashkët.
Do të marshohet me datën 08.10.2024, nga ora 09:30, vend-takimi apo fillimi i ecjes do të jetë para objektit të komunës për të vazhduar në sheshin “Isa Boletini”, sheshin “Mehë Uka”, deri tek sheshi “Adem Jashari”.
Pjesëmarrja juaj në këtë marshim do të thotë solidarizim dhe mesazh për sensibilizim për këtë sëmundje.