Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari z.Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, znj. Vesa Broja, si dhe drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu vendosen gurthemelin e çerdhes së re, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, konkretisht në parcelën ku ndodhej “ish Desi”, në Mitrovicë.
Ky projekt i rëndësishëm ka për qëllim të ofrojë mundësi të reja për edukimin e fëmijëve, duke reflektuar angazhimin e qeverisjes lokale për të siguruar një infrastrukturë më të mirë dhe shërbime me cilësore për qytetarët.
Gjatë kësaj ceremonie, kryetari Hamza dhe nënkryetari Tahiri theksuan rëndësinë e çerdhes për mirëqenien e fëmijëve dhe të familjeve në Mitrovicë.
Ata shprehën besimin se çerdhja e re do të jetë një objekt modern i cili do të shërbej për zhvillimin e fëmijëve, duke shtuar se “Investimi në edukimin e fëmijëve është një investim në të ardhmen e shtetit, sepse fëmijët e sotëm janë liderët e nesërm”.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.