Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni pritën në takim përfaqësues të komunitetit rom në Mitrovicë.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e komunitetit rom kërkuan që për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, me datën 8 prill, para objektit të komunës të ngritët flamuri i popullit rom, për të vazhduar më pas edhe me diskutime lidhur me realizimin e projekteve në të mirë të komunitetit rom në Mitrovicë.
Me këtë rast, nënkryetari Tahiri ofroi mbështetjen e tij në realizim e kërkesës së tyre si dhe i siguroi të pranishmit se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe të institucioneve lokale, duke theksuar se çdo komunitet do t’i gëzojë të gjitha të drejtat dhe të ofrohen mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërsa, përfaqësuesit e komunitetit rom, falënderuan nënkryetarin Tahiri për gatishmërinë e tij të treguar në përmbushjen e kërkesës së tyre dhe vullnetin e treguar në realizimin e projekteve të cilat sigurojnë mirëqenie më të mirë për këtë komunitet.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.