Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë tek fermeri z. Vehbi Gashi, nga fshati Koshtovë.
Gjatë kësaj vizite drejtori Kadriu, ka përgëzuar për punën e tij fermerin Gashi i cili së bashku me familjen e tij kultivojnë kultura bujqësore kualitative për konsum nga qytetarët tanë.
Me këtë rast, drejtori Kadriu ka bërë të ditur se drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të planit të saj të punës ka ofruar mbështetje financiare për fermerë të ndryshëm të komunës së Mitrovicës në ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë së ushqimeve bio.
“Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Mitrovicë deri me tani ka ofruar përkrahje për fermerët në forma të ndryshme, ku nga qershori i vitit 2022 e deri në qershor të vitit 2023 janë shpërndarë dhe do të shpërndahen mbi 2 ha sera”, ka shtuar drejtori Kadriu.
Ndërsa, Vehbi Gashi, ka falënderuar drejtorin Kadriu për vizitën e tij, dhe mbështetjen e dhënë nga Drejtoria e Bujqësisë.



