Drejtoria për Shëndetësi njofton se nga sot ashtu si në gjithë Kosovën, edhe në Komunën e Mitrovicës ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Punëtorët shëndetësorë, personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar (me rekomandim nga ana e mjekut), bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, që duhet vaksinuar së pari.
Në Komunën e Mitrovicës vaksinimin kundër gripit sezonal mund ta bëni çdo ditë pune prej orës 7:30 deri në 13:30 në këto qendra shëndetësore të Komunës së Mitrovicës:
























