Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin e Punës së Mitrovicës për vitin 2023, një ngjarje e rëndësishme për të gjetur mundësi të reja pune dhe për të zhvilluar biznesin tuaj.
Panairi do të mbahet me datën 19 shtator 2023, në qytetin e Mitrovicës dhe do të sjellë së bashku një gamë të gjerë të kompanive dhe organizatave të ndryshme.
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj dhe për të marrë detaje të tjera të nevojshme, ju lutemi të kontaktoni Ariona Rushiti në adresën e emailit ariona.rushiti@rks-gov.net ose në numrin e telefonit +383 (0)46 444 433.
Afati për shprehjen e interesimit është deri më 15 shtator 2023, ora 16:00.
Ne jemi të sigurt se kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ju për të eksploruar dhe zgjeruar horizontet e karrierës suaj dhe për të gjetur partnerët e duhur biznesorë.
Ju mirëpresim me shpresën për një ngjarje të suksesshme dhe të frytshme të Panairit të Punës së Mitrovicës për vitin 2023.