Nën drejtimin e kryesueses, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 35-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në këtë mbledhje u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Propozim- vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr.02-060/01-00049042-2/24 të dt. 31.07.2024 për lejimin e mjeteve financiare nga subvencionet për familjet e prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në Komunën e Mitrovicës, dhe Propozim- vendim për formimin e komisionit për ndarjen e Çmimit “Lah Nimani”.
Më pas u propozua rendi i ditës për miratim, me ç’rast asamblistët e Kuvendit Komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite.
Lidhur me pikën e rendit të ditës për ndarjen e bursave për studentë, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka propozuar që Komuna e Mitrovicës të ndaj gjithsej 300 bursa për studentë për vitin akademik 2024/2025, për dallim nga viti i kaluar që janë ndarë 230.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2024/2025; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarjen e bursave; Propozim- vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr.02-060/01-00049042-2/24 të dt. 31.07.2024 për lejimin e mjeteve financiare nga subvencionet për familjet e prekura nga vërshimet dhe shembja e dheut në Komunën e Mitrovicës; Kërkesë për vazhdimin e marrëveshjes me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit; Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2024, si dhe Propozim- vendim për formimin e komisionit për ndarjen e Çmimit “Lah Nimani”.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.