Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza së bashku me nënkryetarin z. Arian Tahiri dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, z.Fahri Shabani, kanë dhënë vullnetarisht gjak në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ”Dr.Nexhat Çuni”, në Mitrovicë.
Me këtë rast, kryetari Hamza tha se shumë jetë varen nga dhurimi vullnetar i gjakut dhe është përgjegjësi e jona që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë.
Ndërsa, nënkryetari Tahiri shtoi se ashtu siç thuhet edhe në mesazhin e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, “një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë”, andaj kushdo që gëzon shëndet të mirë, dhuroni gjak dhe shpëtoni jetë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.