Drejtoria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, kanë mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues të organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë”, ku e pranishme ishte edhe drejtoresha e kësaj organizate znj. Nazahate Ramadani Salihu me stafin e saj profesional, përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të Mitrovicës, drejtoresha e Strehimores “Raba Voca”, Ojq dhe akterët tjerë relevant.
Gjatë këtij takimi janë dhënë informata mbi procedurat në lidhje me rekrutimin e familjeve strehuese në komunën e Mitrovicës.
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale, znj. Drita Ibrahimi, ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje duke ofruar bashkëpunim institucional në realizimin e projekteve të ndryshme.