Në fshatin Zjaqë të Mitrovicës, sot është zbuluar pllaka përkujtimore ku ra heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, popullatës të fshatit Zjaqë dhe fshatrave përreth, dëshmori Selim Rexhep Zeneli.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin asamblisti z. Xhafer Preteni, përfaqësuesi i Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së, z. Zenel Hajdari me bashkëpunëtore, personel arsimor, banorë të fshatit dhe familjarë të dëshmorit.
Në fjalën e tij, z.Preteni, vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit Selim në mbrojtjen e pragut të shtëpisë për liri e pavarësi të vendit.
Ndërsa, në emër të familjes së dëshmorit, z. Rexhep Zeneli, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe përfaqësuesit komunal për respektin ndaj dëshmorit duke e përkujtuar me këtë pllakë ku ra heroikisht në mbrojtje të atdheut.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.