Në sheshin e qytetit “Mehë Uka” sot është mbajtur aktiviteti i edukimit shëndetësor dhe promovimit të shëndetit Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje”.
Ky aktivitet është organizuar nga “OJQ Mundësia”, në kuadër të projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga Swiss TPH.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, z.Fahri Shabani, së bashku personelin mjekësor të QKMF-së “Dr.Nexhat Çuni”, kanë vizituar këtë aktivitet qe ka të bëjë me edukimin shëndetësor, i cili ka falënderuar organizatorët, duke i përgëzuar për punën e tyre profesionale në informimin e qytetarëve.
Personeli shëndetësor të QKMF-së në Mitrovicë ofruan shërbime shëndetësore profesionale: duke caktuar Indeksin e Masës Trupore (BMI), matjen e tensionit dhe dhënien e këshillave për një stil të shëndetshëm të jetës.
Po ashtu është mbajtur një program argëtues nga animatorët për të vegjlit të cilët ishin prezent.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.