Në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë është bërë hapja e festivalit të parë të Panairit për promovimin e traditave dhe kulturës së qytetit.
Ky festival i mbështetur nga Komuna e Mitrovicës, respektivisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është organizuar nga organizata “CECD- Friends”, drejtuar nga znj.Valbona Sadiku.
Tendat e vendosura në sheshin e qytetit ishin të mbushura me artizanate të bukura tradicionale, me veshje kombëtare të qëndisura me kujdes, punime të punuara me dorë dhe aroma e ushqimeve tradicionale përcjellin vizitorët në një përvojë të veçantë.
Hapjen e këtij festivali e ka bërë, znj. Valbona Sadiku, nga organizata “CECD- Friends”, e cila theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje për Mitrovicën dhe më gjerë.
“Këtë herë jemi mbledhë të gjitha organizatat të cilat merren me kulturë dhe traditë, duke i përfshirë edhe minatorët e Trepçës, “Shqipet e Vogla” dhe kemi arrite të krijojmë një festival të parë të traditës dhe kulturës mitrovicase”, është shprehur ajo.
Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Fahri Jashari, tha se festivali është një rast i mirë i promovimit të traditës së zonës së Mitrovicës që e hapi edhe këtë festival.
“Është një projekt shumë i rëndësishëm, organizimi i festivalit të ushqimit me produkte dhe veshje tradicionale, në veçanti të ndërmarrësve ose grave të vyera të Komunës së Mitrovicës. Ky festival financohet 100% në shumën totale të projektit nga subvencionet përmes thirrjeve publike të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport”, tha ndër tjerash drejtori z. Jashari.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.