Në sheshin e qytetit mbrëmë është bërë hapja spektakolare e edicionit të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, një ngjarje muzikore e shumëpritur nga qytetarët mitrovicas.
Pjesëmarrës në hapjen zyrtare ishin nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj,Vesa Broja, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Fahri Jashari, ambasadori amerikan, z.Jeffrey M. Hovenier, ambasadori zviceran, z.Jurg Sprecher, ambasadori gjerman Jorn Rohde, ambasadori francez, z.Olivier Guerot, si dhe politikanë, përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, dhe qytetarë tjerë.
Organizuar nga këngëtarja dhe producentja Rona Nishliu, ky festival është hapur nga artistja e njohur ndërkombëtare, Gunhild Carling, nga Suedia, festival ky që rrethonte veten me një atmosferë të magjishme të tingujve të jazz-it.
Kombinimi i artistëve ndërkombëtarë dhe lokalë krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, ku muzika dhe kultura u bashkuan për të krijuar një ngjarje që do të kujtohet për një kohë të gjatë.
Ky festival do të mbahet edhe për dy netë radhazi me datat 23 dhe 24 gusht, ku do të përformojnë artistë të njohur nga bota, rajoni dhe vendi.