Të nderuar qytetarë, Sektori i Tatimit në Pronë ju njofton se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë. Kësti i dytë përfundon me datë 30 shtator, atëherë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 30 shtator 2024.
Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj.
Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë.
Po ashtu, për të kryer më shpejt detyrimet tuaja, ju mund të shfrytëzoni edhe platformën elektronike e-Kosova.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.