Përfaqësues komunal nderojnë dëshmorët për Festën e 28 Nëntorit

Në kuadër të festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesit komunal në krye me kryesuesen e kuvendit znj. Vesa Broja, së bashku me anëtarë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë realizuar homazhe në nderim të dëshmorëve dhe atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktiviteti ka nisur me një vizitë në Kullën e Heroit Isa Boletini në Boletin, duke vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku përfaqësuesit komunal kanë takuar edhe familjarët e dëshmorëve. Ata i kanë uruar festën dhe kanë shprehur respektin për sakrificat e bëra për lirinë e vendit.

Agjenda e aktivitetit ka përfunduar me një vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku është shprehur respekti më i thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, që bashkon shqiptarët kudo që janë.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.