Nënkryetari i komunës, z.Arian Tahiri, sot ka bërë homazhe tek varri i ish- kryeministrit Bajram Rexhepi, me rastin e shënimit të 7 vjetorit të vdekjes së tij.
Për të nderuar figurën dhe kontributin e dhënë të Bajram Rexhepit për Kosovën morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Nga aty, nënkryetari z.Tahiri potencoi se në 7 vjetorin e vdekjes së Bajram Rexhepit, po përkujtojnë kontributin e tij të çmuar të dhënë për Kosovën, të cilën e udhëhoqi me përgjegjësinë më të lartë si Kryeministër i parë i Kosovës dhe në veçanti për angazhimin e tij të dhënë për Mitrovicën si kryetar komune.
Nënkryetari z.Tahiri ka shtuar se Mitrovica dhe e tërë Kosova gjithmonë do të krenohen me punën dhe veprat e ish kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka dhënë një shembull të mirë si udhëhiqet një shtet dhe se si punohet për interesin e të gjithë qytetarëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.