Nga mbledhja e Bordit të Drejtorve e mbajtur më 21.06.2010 duke filluar në orën 09:00.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i komunës Bajrsuh Ymeri Nënkryetari i Komuniteteve Radovan Deniq,Drejtorët e Drejtorive,Menagjeri i personelit,Menagjeri i Prokurimit,Auditori i mbrendëshëm si dhe përfaësuesi i OSBE-së.
Kryetari i komunës pasi përshëndeti të pranishmit tha:si pikë e rendit të ditës do të jetë korniza Afatmesme Buxhetore,pastaj merr fjalën Drejtori i Financave z.Gani Mustafa ku i njoftoi të pranishmit për këtë korniz Afatmesme Buxhetore ku kërkon nga drejtorët që të angazhohën maksimalisht përë këtë korniz afatmesme.
Ai po ashtu tha që kjo kornizë kërkon një diskutim publik,afati duhët të jetë deri më 31.6.2010.
Secili drejtor raportoi për punën e vetë të kryer gjatë javës së kaluar;
 
Drejtori i Administratës dhe Personelit tha se:
Gjatë javës së kaluar kemi punuar:
·        Rregullorën e sistematizimit të vendeve të punës në Komunën e Novobërdës;
·        Kemi pasur takim me përfaqësuesit e zyrës regjionle të UNMIK-ut ;
·        Kemi pasur takim me përfaqësuesit e zyrës civile nderkombëtare,rreth rregullorë së sistematizimit të vendeve të punës;
·        Kemi marrë pjesë në takim ne Gjilan rreth bartjes së kompetencave;
 
Drejtoria e për Ekonomi Financa dhe Zhvillim z.Gani Mustafa tha se:
Gjatë javës së kaluar janë kryer këto punë dhe detyra;
Drejtoria për Shërbime Publike z.Sami Vllasaliu tha se:
·        Ka filluar puna në rrugën Dimovit;
·        Dorzimi I buxhetit në MEF,korniza afatmesme;
·        Dorzimi I pronave bë (MAPL) Parallovë-Bushincë;
·        Puna në komisionin e projektiti të Shkollës Fillore në Llabjan;
·        Projekti I Shkollës Fillore Minatori ;
·        Vizitë lagjës Kllobukar për problemin e uijt;
·        Punë në projekte.
 
Drejtria e Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale z.Xhemajl Novobërdaliu
·        Takimi me strukturat e komunës së Gjilanit në zyrën e kryetarit të Komunës;
·        Jamë marr më përgaditjen e propozim buxhetit për vitin 2011;
·        Buxheti (2011) 137.000 (Shëndetësia);
·        14.000 M.Sociale.
        Drejtoria e Bujqësisë Pulltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Goran Maksimoviq tha se:
 
Drejtoria e Arsimit dhe kulturës z.Adem Abazi tha se:
·        Ka mbajt takime të rregullta me këshillin organizativ me rastin e Ditës së Komunës së Novobërdës më 24 qeshorë 2010;
·        Ka marrë pjesë në tëkime në Gjilan në lidhje me Decentralizimin;
·        Angazhime në projektin e Sh.F.Asdreni Llabjan;
 
 Drejtoria e Urbanizmit dhe Kadastrit z.Skender Avdyli tha se:
 
Mbedhja përfundoi më kerkesën e Kryetarit z.Ymeri që nga të gjitha drejtorit të hartohët buxheti për vitin 2011.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.