Novobërdë, më 30 Mars
Komuna e Novobërdës bëhet subjekt i angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në mënyrë institucionale pas nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Implementimin e Procesit për MPF në Kosovë”. Këtë memorandum, në emër të komunës së Novobërdës, e ka nënshkruar kryetari i saj, z. Bajrush Ymeri, kurse ne emër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Gani Podvorica, drejtor i Institutit të Politikës Sociale. Kryetari i komunës, z.Ymeri është zotuar se do të jetë tejet i përkushtuar në implementimin e obligimeve që dalin nga ky memorandum për komunën tonë.