Kryetari i komunës së Novobërdës Svetisllav Ivanoviq sot vizitoi familjen e rrezikuar sociale në lagjen më të largët të komunës së Novobërdës. Këtë herë është fjala për familjen e Sinisa Joviqit nga fshati Zebinc lagjja Manuta.
Me këtë rast kryetari e ka gëzuar familjen me lajmin se Ministria për Komunitete dhe Kthim së bashku me Komunën e Novobërdës do të realizoj projektin për ndërtimin e shtëpisë.
Ky investim do t’ia kthej shpresën dhe dëshirën kësaj familje për ekzistencën në të ardhmen në këtë pjesë të lënë anash, sepse një ndër çështjet e para në listë janë përforcimet dhe përkrahjet e këtyre familjeve të rrezikuara sociale.