Kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq, gjatë ditës vizitoi familjen e Adem Musetafës në fshatin Llabjan, me të cilin bisedoi për problemet dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Kjo familje me pesë antarshe e gjen veten në një situatë shumë të vështirë ekonomike pa kushte themelore të jetesës.
Për shkak të situatës shumë të vështirë ekonomike, kjo familje nuk është në gjendje të investojë në renovim  të shtëpisë tashmë ekzistuese, e cila është në një gjendje shumë të keqe.
Gjatë javës së ardhshme, familja Mustafa do të vizitohet nga një komision tjetër komunal, i cili, me ndihmën e inxhinierëve, do të kryejë një vlerësim të hollësishëm të objektit ekzistues dhe do të përgatisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të ndihmuar këtë familje brenda mundësive tona, tha z. Ivanoviq.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.