Komuna e Novobërdës vazhdon me punimet për rregullimin e rrugëve, dhe asfaltimi i pjesës së rrugës në fshatin Makresh i poshtem aktualisht është në proces.
Ndërtimi i kësaj pjese të rrugës u financua nga buxheti i komunës së Novobërdës. Gjatë vitit, ne presim që pas përfundimit të punëve të filluara në këtë fshat, të rregullojmë më shumë rrugë lokale edhe në fshatrat e tjerë. Këtë vit, ne përfunduam ndërtimin e rrugës në fshatin Izvor, fshati Gosalc, sot punimet po mbarojnë këtu në Makresh, dhe javën tjetër ne do të fillojmë punimet në Kufac e eperme dhe Manishinc, shpjegon Kryetari Ivanović.
Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës, mjetet për asfaltimin e kësaj rruge janë ndarë nga buxheti i vetëqeverisjes lokale, dhe në periudhën vijuese, punimet do të kryhen sipas planit dhe dinamikës së planifikuar.Në ditët e ardhshme, do të punohet në përgatitjen për asfaltim edhe në fshatra të tjerë, dhe sipas kontraktorit, gjithçka do të përfundojë brenda kohës së caktuar.

