Sot, kryetari i komunës së Novobërdes, Svetislav Ivanoviq, vizitoi familjen Vuckoviq në fshatin Izvor (mahalla Svraqak) dhe familjen Filimonoviq në fshatin Prekovce (mahalla Quke), me të cilët bisedoi për problemet dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.
Me dëshir që komuna të ndihmojë, aq sa lejojnë mundësitë, kryetari i komunes bisedoi me anëtarët e këtyre familjeve për problemet me të cilat përballen çdo ditë dhe nevojat, zgjidhja e të cilave do t’ua bënte jetën më të lehtë dhe më të mirë.
“Përmes punës së përkushtuar në terren dhe angazhimit, ne përpiqemi të zgjidhim probleme specifike të banoreve dhe së bashku mund të zgjidhim të gjitha vështirësitë që hasim çdo ditë,” tha gjatë vizitës. Z. Ivanoviq.