THIRRJE PËR APLIKIM
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e interesuar që të aplikojnë për mbështetje përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022.
Përkrahja jepet për këto kultura dhe aktivitete bujqësore:
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me grurë dhe sasinë e prodhuar/dorëzuar të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me farë të grurit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me elb;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me thekër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me tërshërë;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me misër;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me lulediell;
Pagesa Direkte për vreshtat ekzistuese;
Pagesa Direkte për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht;
Pagesa Direkte për pemishtet ekzistuese;
Pagesa Direkte për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës;
Pagesa Direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit, arrës, fasulës, misrit, qershisë, vishnjës dhe dardhës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional (breshër), për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit;
Pagesa Direkte për sipërfaqet e mbjella me perime;
Pagesa Direkte për prodhimtarinë organike;
Pagesa Direkte për bimët mjekësore dhe aromatike;
Pagesa Direkte për lopë dhe buallica qumështore;
Pagesa Direkte për dele dhe dhi qumështore;
Pagesa Direkte për bletë;
Pagesa Direkte për pula vojse;
Pagesa Direkte për dosa për riprodhim;
Fermerët/aplikuesit që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm i çmimit të naftës për litër, në vlerë prej 0.36 €/litër, për sasinë e naftës prej 150 l/ha, e cila është e nevojshme për kultivimin e 1 ha të tokës bujqësore, dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore që pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.
Fermerët/aplikuesit, që përfitojnë subvencionin për sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar me kulturat bujqësore: grurë, misër, patate dhe fasule monokulturë, njëkohësisht do të përfitojnë edhe nga subvencionimi i pjesshëm për sasisë e plehut artificial të shpenzuar/përdorur gjatë kultivimit, në vlerë prej 150 €/ha për grurë, ndërsa në vlerë prej 100 €/ha për misër, patate dhe fasule monokulturë dhe është vlerë shtesë mbi subvencionimin bazë për të gjitha sipërfaqet e tokës bujqësore të mbjellë/kultivuar, me kulturat bujqësore: grurë, misër, patate dhe fasule monokulturë, të cilat pranohen për subvencionim dhe që janë të parapara për t’u subvencionuar në këtë program.
Periudha e aplikimit:
Aplikimi zgjatë 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 26.04.2022 dhe përfundon më datë 25.05.2022, në ora 16:00.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.
Në rastet kur fermerët aplikojnë për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.
Sqarim:
Gjatë kontrollit në terren, në rast të gjetjes së parregullsive, do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2022.
Dokumentacioni për aplikim duhet të dorëzohet në dy kopje dhe brenda periudhës së aplikimit. Dorëzimi i dokumentacionit pas përfundimit të afatit të publikuar dhe i pakompletuar, nuk do të pranohet për shqyrtim.
Informatat:
Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund të merren në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-s, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.