Komuna e Novobërdës po vazhdon me rregullimin e rrugëve lokale, momentalisht punimet po kryhen në përgatitjen për asfaltim në lagjen Gosalc.
Sipas fjalëve të Kryetarit asfaltimi duhet të filloj këtyre ditëve menjëherë pas pëgatitjes, kurse mjetet për asfaltimin e kësaj pjese të rrugës janë siguruar nga buxheti i qeverisjes lokale të Novobërdës. Gjatë vitit presim që pas kryerjes së kësaj pjese të rrugës do të vazhdojmë me rregullimin edhe në rrugët e tjera lokale, kështu që sipas planit ton brenda disa viteve të gjitha rrugët lokale në Novobërdë do të jenë të asfaltuara, theksoi Ivanoviq.