Novobërdë, 21 prill – Me iniciativën e kryetarit të komunës, z.Bajrush Ymeri, në Qendrën e Turizmit, është mbajtur të mërkurën takimi i parë lidhur me nismën për hartimin e planeve zhvillimore të komunës së Novobërdës.

Novobërdë, 21 prill – Me iniciativën e kryetarit të komunës, z.Bajrush Ymeri, në Qendrën e Turizmit, është mbajtur të mërkurën takimi i parë lidhur me nismën për hartimin e planeve zhvillimore të komunës së Novobërdës.
     Zhvillimi i planeve strategjike zhvillimore si, plani i zhvillimit lokal, plani zhvillimor i komunës, plani zhvillimor urban dhe rregullativ dhe plani hapësinor kane qenë në fokus të këtij takimi konsultativ, ku përveç kryetarit të komunës dhe stafit të tij, merrnin pjesë edhe përfaqësues të LOGOS-it, ICO-së, CARE-International, përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës i Kosovës etj.
      Kryetari i komunës, z.Bajrush Ymeri, i ka njoftuar mysafirët e pranishëm në këtë takim konsultativ me qëllimet e komunës që të kompletojë infrastrukturën ligjore për rregullimin urban e zhvillimor. Për hartimin e këtyre planeve, ka thënë z.Ymeri, na duhet edhe ndihma e institucioneve relevante, atyre vendore dhe ndërkombëtare, qoftë në aspektin profesional, qoftë në atë material.
      Gjatë diskutimet u hapen shumë çështje që ndërlidhen me hartimin e planeve të lartëpërmendura dhe që duhen trajtuar, siç janë ligjet dhe rregulloret e ministrive të caktuara, kujdesi ndaj zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore etj.
       Nga të gjithë të pranishmit u dhanë premtime se komuna e Novobërdës do të ndihmohet në çfarëdo forme të nevojshme me qëllim që hartimi i ta gjitha planeve të nevojshme për funksionalizimin dhe zhvillimin sa më të mirë të komunës, të arrihen në një kohë sa më të përshtatshme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.