Më datën 05.05.2010, është mbajtur mbledhja e katërt e Kuvendit Komunal të Novobërdës duke filluar në orën 09:00.
Në mbledhje kanë marrë pjesë: Të gjithë anëtarët e Kuvendit, Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri, Drejtorët e Drejtorive z.Gani Mustafa, z.Skender Avdyli anëtarët e komisionit për Draft Statutin e Komunës z.Xhemajl Novobërdaliu dhe z.Radovan Deniq përfaqësuesit e OSBE-së KFOR-it si dhe të ICO-së.
R e n d i i d i t ë s
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e K.K-së;
2. Propozim vendimi për aprovimin e raportit financiar të vitit fiskal 2009;
3. Propozim vendimi për aprovimin e raportit financiar të tremujorit të katërt të vitit 2009 dhe tremujorit të parë të vitit 2010;
4. Aprovimi i Draft Statutit Komunal;
5. Propozim vendimi për Planin Zhvillimor Komunal;
6. Propozim vendimi për Planin Zhvillimor Urban dhe Rregullativ Urban;
7. Informatë nga Drejtori i BPZHR-së për periudhën e kaluar tremujore
8. Të ndryshme.
Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri propozoi edhe një pikë të rendit të ditës: Aprovimi i listës së projekteve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat e rendit të ditës dhe u morën disa vendime.
Në këtë mbledhje është aprovuar Raporti financiar i vitit fiskal 2009, është aprovuar edhe raporti financiar i tremujorit të katërt të vitit 2009 dhe tremujorit të parë të vitit 2010, është aprovuar edhe Statuti i Komunës, po ashtu është marrë vendimi për Planin Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urban dhe Rregullativ Urban.