Sot më datën 31.03.2010 është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal në Novobërdë,duke filluar në orën 13:00.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal,Kyretari I Komunës Bajrush Ymeri,OSBE-ja,KFOR-i,ICO-ja,MAPL-ja.
Rendi I ditës;
1. Aprovimi I procesverbalit (pjesërisht) nga mbledhja e kaluar e K.K-se;
2. Zgjedhja e nënkryetarit për Komunitete;
3. Njoftim rreth emërtimit të dy drejtorive komunale;
4. themelimi I Komunitetit per Komunitete;
5. Themelimi I Komunitetit për Komunitete;
6. Propozim-Vendim për nxerrjen e draft statutit me plotësime dhe ndryshime dhe regullorës së kuvendit në diskutim public;
7. Propozim vendimi për buxhetin komunal për vitin fiscal 2010;
8. Propozim vendimi për investime kapitale nga të hyrat vetanake nga viti 2008-2009 në vitin 2010;
9. Të ndryshme.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat e rendit të ditës dhe u morën disa vendime.
Është zgjedhur zavendëskryesuesi për komunitete Srgjan Todoroviq dhe është emëruar nënkryetari për Komunitete Radovan Deniq po ashtu janë emëruar dy Drejtor të Drejtorive,Drejtoria për Inspekcion dhe Drejtoria e komuniteteve për kthim.
Në këtë mbledhje po ashtu është formuar dhe komiteti për komunitete dhe u zgjodhën katër anëtar nga Kuvendi Komunal dhe 3 nga shoqërija civile.
Po ashtu në këtë mbledhje u aprovua në shqyrtim publik Statuti I Komunës.
Është aprovu propozim buxheti për vitin 2010.