Komuna e Novobërdës,zyrtarja për barazi gjinore.znj Sadbere Vllasaliu në bashkëpunim me OSBE-në më datën 12 Maj 2010 në orën 10:00 është mbajturë takimi mbi formimin e grupit jo formal të grave të Komunës së Novobërdës.
Në takim ishin prezent Kryetari i Komunës z.Bajrush Ymeri,përfaqësuesit e OSBE-së në Novobërdë,kryesuesja e Kuvendit z.Shefkije Mehmeti,zyrtarja për barazi gjinore znj.Sadbere Vllasaliu,përfaqësuesja e OJQ-së Udruzenje Zena (Shoqërimi i Grave) znj.Vesna Stajic,Drejtoresha e Komuniteteve z.Jasmina Denic,Zyrtarja për integrime evropiane Znj.Arbenita Llapashtica,si dhe Makfire Dubova nga shoqëria civile nga Pasjak.
Agjenda e këtij takimi kishte për qëllim formimin e grupit jo formal të grave.
Për sqarime të mëtutjeshme ishte prezent z.Sadete Terrnava nga ekipi i OSBE-së Gjilan,dhe Kryesuesja e grupit jo formal të grave të Gjilanit znj.Voglushe Kurteshi,prezenca e këtyre përfaqësuesve ishte njoftimi rreth funksionimit të grupit jo formal te grave në Gjilan.
Pas këtij prezantimi arritëm deri te pika e përzgjedhjes së kryesueses dhe zëvendës kryesueses së grupit jo formal të grave në Komunën e Novobërdës, si Kryesuese është përzgjedhur znj.Shefkije Mehmeti,ndërsa zëvendëse kryesuese është përzgjedhur znj.Vesna Stajic.
Grupi jo formal i grave do të takohët një herë në muaj për të punuar për hartimin e rregullorës së punës së grupit jo formal të grave njashtu do të diskutoj çështjet që kanë të bëjnë me të drejtata e gruas.