Novobërdë, 18 prill
Kryetari i komunës së Novobërdës, z.Bajrush Ymeri, së bashku me stafin e tij, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe ato të martirëve të luftës së viti 1999, të komunës së Novobërdës, Prishtinës dhe më gjerë. Në këtë përvjetor janë vënë kurora lulesh dhe është përkujtuar lufta heroike e dëshmorëve tanë si dhe vuajtjet, vrasjet dhe dëbimet e popullsisë civile.