Kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, dhe kryetari i komunës se Gjilanit Qemajl Mustafa në një takim të përbashkët, ku kanë marrë pjesë edhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse, kanë biseduar për mënyrën e transferimit të arkivave dhe të dokumentacionit kadastral, që kanë të bëjnë me komunën e Novobërdës, e cila është zgjeruar me disa fshatra të komunës së Gjilanit, në kuadër të projektit për decentralizim.
Në pajtim me ligjin për kufijtë komunal administrativ, komunat amë duhet të ofrojnë të gjithë dokumentacionin dhe arkivat, që kanë të bëjnë me pasuritë dhe obligimet e trashëguara si dhe kompetencat e kërkuara me ligj të zonave të komunës së Novobërdës.
Marrëveshja e mirëkuptimit, e nënshkruar nga z.Mustafa e z.Ymeri përfshinë lëndët arkivore, çështjet e arsimit dhe të tjera.
Sipas marrëveshjes, dy herë në javë, komunat amë do të dërgojnë shënimet kadastrale dhe materiale të tjera të rëndësishme për komunën e Novobërdës, deri atëherë kur komuna e zgjeruar e Novobërdës të marrë plotësisht në menaxhim shërbimet.
Me lëndë arkivore dhe material regjistror nënkuptohen të gjitha shënimet burimore dhe elektronike, duke përfshirë dokumentet, hartat, evidencat e pronësisë, përshkrimet ligjore të pronësisë, pronësinë e pronës dhe shënimet për shfrytëzimin e tokës, numrat e parcelave, shënimet e nën-ndara, GIS dokumentet, shënimet e shërbimeve dhe hartave, shënimet për rrugë dhe hartat si dhe të gjitha dokumente e tjera që janë të nevojshme për funksionimin e plotë të ZKK dhe funksionimit arkivor.
Sipas mandatit të saj, Zyra Ekzekutive e Agjencioni Kadastral të Kosovës do të shërbejë si ndërmjetës dhe monitorues ndërmjet komunës amë dhe komunës së zgjeruar të Novobërdës.
Në pajtim me ligjin nr. 2009/25 për kadastër, Agjencioni Kadastral i Kosovës është kompetent për të identifikuar, finalizuar dhe certifikuar kufijtë komunalë të komunës së Novobërdës.
Pasi që kufijtë e komunës së Novobërdës të jenë përcaktuar dhe të jenë përfundimtarë, Agjencioni Kadastral i Kosovës azhuron (përditëson) dhe saktëson sistemin e informacioneve për tokën dhe sistemin e informacioneve të tokës në kadastrin e Kosovës. Hartat e finalizuara dhe dokumentacioni tjetër i kartografuar i jepet komunës së Novobërdës, ku komuna e Gjilanit reflekton kufijtë e rinj. Ky proces duhet të përfundohet brenda 30 ditëve nga data e nënshkrimit të këtij dokumenti.
Komuna amë e Gjilanit do të fillojë dhe përfundojë me bartjen e shënimeve, dokumentacionit dhe arkivave që kanë të bëjnë me të gjitha funksionet administrative të menaxhimit të tatimit në pronë, siç kërkohet për ushtrimin e kompetencave komunale të Novobërdës.
Transferimi i të gjitha materialeve duhet të përfundohet dhe të jetë i mjaftueshëm për t’i lejuar komunës së Novobërdës administrim dhe menaxhim të tatimit në pronë, sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjshmërisë, ligjit për tatimin në pasurinë e paluajtshme në Kosovë (2003/29) dhe të gjitha udhëzimeve administrative, që janë lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Natyra e shënimeve që duhet të transferohen, përfshijnë të gjitha shënimet burimore dhe elektronike, duke përfshirë dokumentet, hartat, evidencat e pronësisë, përshkrimet ligjore të pronësisë, pronësinë e pronës dhe shënimet për shfrytëzimin e tokës, numrat e parcelave, shënimet e nën-ndara, GIS dokumentet, shënimet e shërbimeve dhe hartave,shënimet për rrugë dhe hartat si dhe të gjitha dokumente e tjera që janë të nevojshme për funksionimin e plotë të ZPTP dhe funksionimit arkivor. Departamenti i Tatimit në Pronë do të shërbejë si ndërmjetës dhe monitorues ndërmjet komunës amë dhe të zgjeruar.
Po ashtu duhet të dorëzohet tërë dokumentacionin lidhur me arsimin, përfshirë listat e arsimtarëve, shkollat, të cilat kalojnë nën menaxhimin e komunës së zgjeruar dhe tërë dokumentacionin tjetër që lidhet me arsim
Afati për përmbushjen e kësaj marrëveshje, është tre muaj nga data e nënshkrimit të saj. Megjithatë, nëse përcaktohet nga komuna e Novobërdës dhe Komuna amë e Gjilanit, se transferimi i plotë dhe përfundimtar, nuk është bërë sipas kësaj marrëveshje ndërkomunale, afati i kësaj marrëveshje mund të vazhdohet deri kur të vendoset nga komuna e zgjeruar dhe ajo amë.