Sot, kryetari i komunës së Novobërdës vizitoi ambulantën në fshatin Prekovcë, dhe arsyeja e vizitës është realizimi i projektit për energjin efikase dhe përgatitjet për të. Ju kujtojmë se ky është një një projekt i përbashkët ndërmjet komunës së Novobërdës dhe Fondit të Efiçiencës për Energji Efikase, i cili ndër të tjera, përfshin ambulanten këtij fshati.
Gjatë vizitës së z. Ivanoviq bisedoi me punonjësit dhe me atë rast deklaroi se në këtë mënyrë sigurohet kursimi i energjisë, rritet shkalla e komoditetit dhe standardit të jetesës, dmth kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit në komunën tonë. “Realizimi i këtij projekti do të sigurojë që të kemi një strukturë ekologjike të pavarur nga energjia,” tha kryetari i Novobërdës.
Në fund të vizitës, tha që vizitat e tilla kontribuojnë në sigurimin dhe mbështetje për stafin mjekësor dhe pacientët dhe të kuptuarit e problemeve të tyre, si dhe ndihma për zgjidhjen e atyre problemeve.