Kryetari Komunës së Novobërdës z.Bajrush Ymeri sot më datë 13.04.2010 mbajti takimin e parë të Këshillit të Drejtorëve.
Në takim morën pjesë:Dy Nënkryetarët e Komunës,drejtorët e drejtorateve,Zyrtarja për barazi gjinore,Zyrtari i prokurimit,menaxheri i personelit dhe auditori i brendshëm.
Në takim ishte prezent përfaqësuesi i OSBE-së z.Edmond Hyseni.
Kryetari e hapi takimin dhe i përshëndeti të pranishmit dhe po ashtu ndër të tjera tha se po e shpreh kënaqësinë time që sot jemi në një përbërje të plotë të dy komunitetet që të angazhohemi dhe të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës.
Në këtë takim u bisedua për aktivitete dhe angazhimet që kanë pasur strukturat komunale gjatë javës së kaluar dhe angazhimet që do ti kenë në javën e ardhshme.
Disa nga temat që u diskutuan ishin:
- Respektimi i orarit të punës dhe diciplina në punë;
- Ndarja e bursave për nxënës dhe student;
- Shqetësime rreth buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë për vitin 2011;
- Debatet publike për draft statutin e komunës;
- Ndihma me gjëra ushqimore për personat e kthyer në fsh.Kllobukar;
- Urdhëresa për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha institucionet;
- Kërkesa për kontollimin e ujit për ujësjellësit publik dhe institucionet tjera;
- Hartimi i strategjisë për kthim;
- Subvencionimin e bujqëve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës;
- Kërkesë për reduktimin e shpenzimeve siq janë:nafta,rryma,telefonat etj.;
- Diskutim rreth transportit publik;
- Diskutim rreth nevojes së përshpejtimit të procedurave të tenderimt për projekte kapitale.etj etj.
Pas njoftimit nga ana e drejtorëve dhe marrjes së obligimeve për këtë javë Kryetari i Komunës i falenderoi shumë për kontributin e dhënë që mbledhja e sotshme të jetë e suksesshme.