Sot në hapësirat e shkollës fillore „Asdreni“ në Llabjan dhe shtëpi të kulturës në Zebinc qytetarët e këtyre fshatrave kishin rastin të informohen se si komuna e Novobërdës ka planifikuar buxhetin për vitin 2020.
Debatin e ka organizuar Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për deri sa në fjalën hyrëse Kryetari z.Svetisllav Ivanoviq ka përshëndetur të pranishmit dhe ka ftuar që t’i japin propozimet e tyre për investimet kapitale e gjithë kjo me vendime transparente për shpenzimin e buxhetit dhe investimeve në investimet kapitale në komunën ton.
Planin për shpërndarjen sipas kategorive ekonomike të pranishmëve u ka prezantuar drejtori për buxhet dhe financa të Komunës së Novobërdës z.Srgjan Todoroviq, ku pas kësaj qytetarët kanë dhënë edhe propozimet e tyre për investime kapitale.
Debatet përveç qytetarëve ka prezantuar edhe anëtarja e kuvendit Komunal, zo.Xhejlane Behluli dhe përfaqësuesi i USAID-it projekti Lega z. Milosh Jovanoviq.
Pas prezantimit të buxhetit nga ana e z.Todoroviqit dhe diskutimeve me qytetarët janë propozuar projektet për investime kapitale si ne vijim:
Propozimet e qytetarëve:-Llabjan
- Kanalizimi
- Asfaltimi i rrugës
- Ndërrimi i lokacionit të tregut
- Ndriçimi
- Rrethimi i oborrit të shkollës
- Drenazhimin e burimit
- Rrjeti i ujësjellësit për shkollën fillore në Koznic.
- Ndërtimi i çerdhes
- Ujësjellësi për një lagje në Llabjan.
Propozimet e qytetarëve: Zebince
- Kanalizimi
- Asfaltimi i rrugës
- Ndriçimi