Mbledhjën e kryesoi Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri,të pranishëm në këtë mbledhje ishin Drejtorët e Drejtorive.
Në këtë mbledhje Kryetari i Komunës z.Ymeri i njoftoj drejtorët se shefi i Eulexit Yves de Kermabon do ta vizitoj Komunën tonë më 15.06.2010 në ora 10:45,ku në këtë takim do të marrin pjes dhe mediat.
Kryetari po ashtu theksoj se në çdo mbledhje të Bordit të Drejtorëve do të caktojë një procesmbajtës.
Jasmina Deniq-Drejtoresh për Komunitete dhe Kthim;thotë se kemi vizituar fshatin Kllobukar ku kemi ankesa për ujë të pijëshëm pasi që është në defekt një pumpë.
Kryetari z.Ymeri;thotë se për ujin e pijëshëm të fshatit Kllabukar në ditët e ardhëshme do të mundohemi të bëjmë lidhjen me ujësjellësin e fshatit Qulkofc dhe mendojm se problemet do të zgjidhet në këtë mënyrë.
Sami Vllasaliu-Drejtor Shërbimeve Publike;thotë se për zgjedhjen e këtij problemi për ujë të pishëm duhët të kontaktojm kompanin punëkryese ,kurëse në të ardhmën duhët të bëj projekt.
Xhemajl Novobërdaliu Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale;thotë se aktivitetet e mija kanë qenë përgaditja e raportit pes mujor Janar-Maj 2010,javën e kaluar kam pasur një takim nën patronatin e Ministris së Mirëqenjes Sociale ku tem e këtij takimi ka qen gjendja e fëmijeve dhe puna e rëndë e tyre.
Në komunën tonë deri më sot nuk kemi asnjë informacion,raste të cilat punojnë fëmijët punë të rënda dhe që jan të detyruar të mbajn familje.
Skender Avdyli-Drejtor i Urbanizmit Kadastër dhe Mjedis;raporton se është formuar grupi punues për hartimin e plani zhvillimor të Komunës.
Në këtë grup bëjnë pjesë kryesishtë drejtorët e Komunës punëtor në lami përkatëse dhe qytetarë të Komunës së Novobërdës.
Sami Vllasaliu -Drejtor Shërbimeve Publike raporton se është bërë pastrimi I mbeturinave,rregulluar ujësjellësi në fashtin Marec dhe ka theksuar se gjat inspektimit ujësjellësi në Llabjan ka hargjime të tepërta dhe detyrohemi të bëjmë redukrtim të ujit.
Sadbere Vllasaliu-Zyrtare për Brazi Gjinore në takimi qëe kemi pasur të organizuar nga Ministria për kthim, me drejtoreshën Jasmin Deniq na është njoftuar se të gjith përsonat e ri-integruar duhët të heqën nga taksat komunale znj.Vllasaliu parashtron pytjen Kryetarit z.Ymeri se a jan përsonat e ri-intgruar të liruar nga taksat paguese.
Kryetari thotë se do të hartohët rregullorja dhe do të shqyrëtohën edhe këto raste.