Në mbledhjen e pestë të rregullt të Komitetit për Politik dhe Financa e cila është mbajtur sot në sallën e Bordit të kuvendit Komunal të Novobërdës me fillim në ora 10:00, kanë marr pjesë të gjithë anëtarët e komitetit, Nën Kryetari Sinisa Dimiq, drejtor të drejtorive si dhe përfaqësuesi i OSBE-s.
Për këtë takim ishte i paraparë rendi i ditës si në vijim:
1: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
2:Raporti i Komisionit mbi ndarjen e tokës komunale në shfrytëzim;
3: Shqyrtimi i propozimit për dhënien me qira të vend gjuetisë në territorin e komunës së Novobërdës;
4: Propozim vendimi për formimin e KKSB-ës;
5: Draft Plani Komunal i Veprimit për Eficienc Energjetike (OAPEE);
6: Propozim për daljen/largimin e automjeteve të vjetruara të komunës së Novobërdës;
7: Të ndryshme.
Në mbledhjen e sotme njëzëri është aprovuar rendi i ditës me disa ndryshime/plotësime të dy pikave në rendin e ditës dhe kërkim falje për vonesën në përkthimin e procesverbalit në gjuhën serbe.
1) Kyqja e të gjitha fshatrave në Memorandumin e ujësjellësit ndërmjet komunës së Novobërdës dhe kompanisë se Hidromoravës;
2) Pse nuk po funksionojnë projektet e ndriçimit publik në Komunën e Novobërdës;
Pas diskutimeve në këtë takim janë aprovuar këto pika të rendit të ditës:
1: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-ës;
2: Raporti i Komisionit mbi ndarjen e tokës komunale në shfrytëzim;
5: Draft Plani Komunal i Veprimit për Eficienc Energjetike (OAPEE);
6: Propozim për daljen/largimin e automjeteve të vjetruara të komunës së Novobërdës.
Mbledhjen e kryesoi Kryesuesi Nebojsha Arsiq kryetar i komitetit për politik dhe financa.